Showbiz

Priyanka Chopra zbulon detaje rreth dasmës së saj më Nick Jonas

Vetëm pak javë më parë ata lajmëruan fejesën e tyre e cila u mbajt në Indi pranë familjes së aktores dhe pamjet që u shpërndanë online u bënë kryefjala e portaleve por njëkohësisht duke ngrohur zemrat e fansave të tyre.

Edhe pse kishin një vit që shoqëroheshin me njëri-tjetrin ata fillimisht nuk e bënë publike romancën e tyre duke pretenduar se ishin vetëm miq.

Tashmë Priyanka dhe Nick po bëhen gati për martesën e tyre dhe të gjithë janë kuriozë të mësojnë detajet e para. 36-vjeçarja së fundmi ka qenë e pranishme në ceremoninë “Golden Heart Awards” në New York ku ka zbuluar se fustani që do të zgjedhë nga Michael Kors do të jetë i rehatshëm pa treguar asgjë më shumë.

Gjithashtu mësohet se e ftuara e parë speciale në dasmën e tyre do të jetë mikesha e saj, Dukesha e Sussex, Meghan Markle.