Showbiz

Protagonisti i “Joker” nën pranga nga policia

Ai sapo rrëmbeu një çmim në “Golden Globes” si aktori me interpretimin më të mirë për rolin e “Joker” një film që theu rekorde për nga fitimet në “Box Office”.

Ditën e kaluar Joaqun Phoenix është arrestuar në Washingon pas protestës për ndryshimet klimaterike që zhvillohet çdo të premte që nga tetori i vitit të kaluar.

Në këtë protestë marrin pjesë figura të njohura të industrisë së Hollywood dhe fatkeqësisht njëri prej tyre ra nën pranga.

Phoenix është arrestuar nga uniformat blu pasi i ka bërë rezistencë këtyre të fundit. Megjithatë, përfaqësuesit e tij janë shprehur se kjo nuk do ta ndalojë aktorin të marrë sërish pjesë në protestën kundër ngrohjes globale.