Sport

Publikohen formacionet e miqësores Spanjë-Shqipëri, Broja do të mbajë fanellën me numër 9

Shqipëria do të luajë ditën e sotme në orën 19:45 përballë Spanjës në një ndeshje miqësore në stadiumin e Espanyol. Një sfidë ndaj një kundërshtari mjaft prestigjioz dhe shumë të vështirë.

Armando Broja ka ndryshuar numrin që do të mbajë veshur, me yllin kuqezi që do veshë numrin 9, pasi më parë ka mbajtur numrin 17. Nga debutuesit e Shqipërisë, mesfushori Kristjan Asllani do të mbajë fanellën me numrin 19.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet, ku Edy Reja surprizon vetëm me portën, teksa do të jetë Etrit Berisha, edhe pse dje në konferencë për shtyp ishte Elseid Hysaj si kapiten.

Më poshtë edhe formacioni i Spanjës: David Raya; Carvajal, Eric García, Pau Torres, Marcos Alonso; Rodri, Pedri, Gavi; Sarabia, Ferran Torres dhe Morata.

Ndërkaq Shqipëria do të luajë me skemën tashmë të ditur (3-5-2): Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi dhe në sulm Broja me Cikalleshin.