Aktualitet

Punonte nga mëngjesi në darkë me vajzën e saj, kush është shqiptarja që u vra nga grirësja e mishit në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në në Messolonghi të Greqisë, ku një shqiptare ka humbur jetën duke pastruar një grirëse mishi në një dyqan mishi. Në momentin e ngjarjes, është ndodhur dhe vajza e saj e cila u trondit kur pa të ëmën e pajetë.

Sipas deklaratës së një të afërmi të shqiptares, nëna e gruas është në shok dhe të gjithë po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti.

“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

Policia arrestoi pronarin e dyqanit të makinës, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia. Ndërsa trupi i viktimës u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Gruaja shqiptare prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pas ndarjes nga bashkëshorti në Shqipëri.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:00, kur gruaja dhe vajza e saj, e cila punonte si pastruese, kanë shkuar tek dyqani i mishit për të bërë punën e tyre.

Për arsye ende të panjohura, gjatë pastrimit grirësja e mishit i kapi flokët dhe më pas i copëtoji trupin. Puna për heqjen e trupit nga makineria u përfundua me shumë vështirësi, pak para mesnatës.

Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku, ku më pas u lirua. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një të afërmi.

Në vendngjarje kanë shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit po kryhen nga AT Mesolongjit.