Tech

Pushime ëndrrash? Zbuloni jahtin-hotel në Miami! (Fotot)

Në Majemi të Shteteve tëBashkuara ka nisur të popullarizohet një lokacion mjaft interesant ku ju mund të kaloni pushimet tuaja të verës dhe jo vetë. Nuk është një hotel me 5 yje apo superapartament, por një jaht-hotel.

Një natë  në Arkup40 kushton 1600 dollarë dhe ka gjithçka për të kaluar pushimet e ëndrrave: vaskë, pamje spektakolare nga oqeani, madje edhe shërbim në dhomë që vjen me motoskaf.

Jahti do të ketë dy dhoma gjumi dhe dy tualete, si dhe do të jetë i fortë mjaftueshëm për të përballuar stuhitë.

Kompania që e ka prodhuar shprehet se ky jaht nuk është apartament, por duhet të shihet si hotel, pasi ka më shumë leverdi sesa të shkosh në Maldive dhe të paguash një vilë mbi ujë.