Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një biznesi në Kamzë, eksploziv makinës luksoze

Të shtëna me armë zjarri pak pas mesnate në Kamëz. Policia e Shtetit njofton se është qëlluar në drejtim të një agjencie funerale në pronësi të një gruaje. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”. Biznesi, një agjenci funerale, është në pronësi të Emriana Mukës, ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihen motivet e autorëve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një automjeti tip “Audi Q7” i është vendosur lëndë plasëse në “Bulevardin Blu”, Kamzë. Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale.

Fuoristrada mësohet se është në pronësi të Artan Lleshit. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

NJOFTIMI I POLICISë Së SHTETIT:

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.