Showbiz

Regjisori i famshëm i shpëton vdekjes

Kevin Smith, regjizori i “Clerks”, pak orë më parë ka njoftuar se i ka shpëtuar vdekjes, për shkak të një infarkti të kaluar.

Regjizori ka postuar në Twitter një fotografi që e tregon atë të mbushur me tuba, ku zbuloi se ai kishte një sulm në zemër që mund t’i kushtonte jetën.

“Pas shfaqjes së parë sonte, unë kam pasur një sulm serioz në zemër. Mjeku që më shpëtoi jetën më tha se kisha një bllokim 100% të arteries koronare të majtë. Unë kisha anuluar shfaqjen e dytë për të shkuar në spital, do të kisha vdekur sonte, por tani për tani jam ende gjallë “.

Regjizori i dy prej prodhimeve të suksesshme “Clerks” e “Dogma”, në kohën që i ndodhi infarkti ishte duke regjistruar emisionin AMC “Book Men Comic”.