Celebrities Film & Tv

Kevin Smith bën deklaratën e fortë pasi mori vesh se filmi “Spider-Man: No Way Home” është nominuar vetëm për një Oscar!

Kevin Smith është shumë i mërzitur për mungesën e “Spider-Man: No Way Home” nga kandidatët për “Oscar” për filmin më të mirë. Dhjetë filmat e nominuar të këtij viti, u shpallën të martën në mëngjes: “Belfast”,” CODA”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “Dune”, “King Richard”, “Licorice Pizza”, “Nightmare Alley”, “The Power of the Dog” dhe “West Side Story”.

Në podcast-in e tij “FatMan Beyond Wednesday”, Smith shprehu zhgënjimin e tij me filmin me superheronj që thyen rekordet e pafundme, duke mos marrë shumë nominime çmimesh.

Unë do të doja vetëm të përgëzoj njerëzit e mirë që bënë “Spider-Man: No Way Home” për nominimin e merituar për filmin më të mirë që jam i sigurt se e mori. 

Ai më pas u informua se nuk e kishte marrë dhe filloi të reagonte në një mënyrë shumë të ashpër sepse ishte i indinjuar.

Çfarë dreqin! Ata morën 10 filma të tjerë dhe nuk mund t’i japin çmim një filmi më të madh se ai gjatë tre viteve të fundit? Dhe thonë, “Pse nuk do e shohi dikush këtë shfaqje?’ Ashtu siç bëjnë zgjedhje populiste. Sa filma të mirë ke? Hidhe “Spider-Man” për hir të Zotit, le të godasë atje. Gjithmonë bëhem i ndyrë dhe acarohem. Tregojini Peter Parker-it pak dashuri. Unë po them të vërtetën, po me aq shumë filma sa ata, duhej që të nominohej për filmin më të mirë….

Transmetimi i drejtpërdrejtë u bë më pas i ndërprerë, sipas Comicbook.com, megjithëse pasi u rregullua Smith tha me shaka:

Fëmijë, komploti është i vërtetë. Unë fola që Spider-Man nuk u nominua nga Akademia dhe ne u hodhëm jashtë “YouTube”. Lidhni këto dy gjëra së bashku. E vërteta qëndron diku atje.

“Spider-Man: No Way Home”, megjithatë, u nominua për një Oscar i cili ishte i kagtegorisë “Best Visual Effects” që ka të bëjë më shumë për efektet vizuale. Smith është një aktor dhe një regjisor shumë i njohur për fansat e tij të librave komikë. Ai drejtoi filma si “Clerks”, “Mallrats” dhe “Chasing Amy”, plus ai është pas disa episodeve të serialeve televizive “Supergirl” dhe “The Flash”.

Ceremonia e 94-të vjetore e Çmimeve të Akademisë së këtij viti do të transmetohet drejtpërdrejt nga Dolby Theater i Hollywood-it të dielën, më 27 mars. Drama e “Netflix”, “The Power of the Dog”, kryeson me 12 nominime, e ndjekur nga epika fantastiko-shkencore “Dune” me 10.