Music Selected By

Revolucion! Dj Ankloe për herë të parë në “Selected By”!

Së fundmi, familjes së madhe të Top Albania Radio-s i është shtuar një anëtare e re, fare e vogël, por me një pasion shumë të madh për muzikën, ajo është Kloi Vladi.
Një 16 vjeçare, e cila ka dy vite tashmë që ushtron profesionin e DeeJay, ku dhe emri i saj i artit është Dj Ankloe.
Ajo e ka nisur këtë udhëtim prej dashurisë së madhe për muzikën, gjë që duket se e ka të trashëguar nga babai i saj, i cili është po ashtu një Dj shumë i zoti.
Tashmë ajo po bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së natës në Tiranë dhe jo vetëm, në lounge të ndryshme apo dhe evente.
Dj Ankloe nuk e ka lënë me kaq pasi ajo përpunon dhe risjell këngë me ritme orientale dhe ‘bass boosted’.
Prandaj, mbrëmjen e sotme do të jeni nën shoqërinë e një muzike fantastike dhe shumë ndryshe nga herët e tjera, e cila do të ketë një miksim të këndshëm ritmesh dhe rrymash.
Këtu përfshijmë ‘deep house’, ‘house’ dhe sigurisht orientale. Një larmishmëri zgjedhjesh vetëm për ju, nga ora 21:00 deri në orën 23:00, nën shoqërinë e Dj Ankloe.

Selected By” vjen gjithmonë pranë jush çdo të dielë, në një maratonë dy orëshe duke ju sjellë muzikën më të mirë dhe të zgjedhur me shumë kujdes nga Dj tanë.

Mos harroni të vendosni alarmin që të ndizni radion për të kaluar disa orë të këndshme, plot argëtim dhe me shumë ritëm!