Showbiz

Richard Gere bëhet baba në moshën 71-vjeçare

Një lajm i mirë vjen nga aktori hollivudian Richard Gere. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë pritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë që sipas revistës spanjolle ‘Hola”, është djalë.

U mësua se çifti ishin në pritje të një fëmijë në nëntor të vitit të kaluar ndërkohë që ata sapo ishin bërë me fëmijë në shkurt të 2019-ës. Tashmë Gere është baba në moshën 71-vjeçare dhe kjo gjë nuk e tremb aspak.

Ai dhe bashkëshortja e tij Alejandra u takuan në vitin 2014 dhe pak kohë më vonë organizuan një dasmë tradicionale spanjolle.