Showbiz

Rikthehet James Blunt, këngëtari së shpejti me një album të ri

Kishim vite pa e dëgjuar emrin e tij madje disa e kishin harruar si artist por James Blunt është gati të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Me anë të rrjetit social Twitter ai zbuloi se së shpejti do të lançojë albumin e tij më të ri muzikor “Once Upon a Mind”.

Në vitin 2017 ai publikoi albumin e tij te fundit muzikor “Afterlove” por që nuk pati ndonjë bujë të madhe. Fansat e artistit janë të emocionuar që ai nuk hoqi dorë nga muzika dhe presin me padurim të dëgjojnë projektet e albumit të tij të fundit.

“Once Upon a Mind” do të dalë më 25 tetor.