Showbiz

Rikthehet Justin Timberlake, këngëtari publikon bashkëpunimin më të ri muzikor

Na kishte munguar një këngë e re nga Justin Timberlake.

Le t’i lëmë pas krahëve dramat familjare dhe veprimet e pamatura që artisti bën kur është i pirë dhe le të shijojmë “The Other Side”.

Prurja më e re e këngëtarit vjen në bashkëpunim me artisten e talentuar SZA. Kënga “The Other Side” është publikuar mëngjesin e ditës së sotme dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e fansave.

Ky projekt muzikor nuk vjen si ‘single’ i Timberlake por si kolona zanore e filmit të animuar “Trolls World Tour”.