Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj na zbulon se çfarë urren më shumë…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory ku pozon e veshur me një kostum sportiv para pasqyrës së ashensorit dhe krahas na ka zbuluar se çfarë urren më shumë. Epo, duket që artistja ka një pasion shumë të madh për palestrën.

Urrej të stërvitem pas orës 12

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.