Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj ndan me ndjekësit një foto shumë të veçantë nga adoleshenca e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi  duket se është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga adoleshenca dhe krahas shkruan:

Oh sa më ka marrë malli për shtëpinë e vogël në pemë. Isha vetëm një fëmijë.

Kur vjen puna te bashkëpunimet që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira, gjithmonë ka një interes shumë të madh. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.

E jo vetëm që i kanë lënë pas, por dy bukuroshet kanë publikuar edhe projektin e përbashkët muzikor ku mund të themi me plot gojë se duken si ‘dy pika uji’.