Celebrities Gossip Music Showbiz

Rita Ora feston, kjo këngë e saj është më e transmetuara e momentit në radiot amerikane!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “Praising You”. Kënga vjen si një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim. Ajo është kënga e dytë e publikuar deri më tani nga albumi i saj i ri, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik.

“Praising You” ka pasur sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop. Këtë e ka bërë të ditur vet bukuroshja, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin e saj social Instagram. 32-vjeçarja shkroi në mbishkrimin e fotografive:

Ahh! ‘Praising You’ është kënga e tretë më e transmetuar në radiot pop amerikane këtë javë. Faleminderit kaq shumë për mbështetjen e këngës, kjo do të thotë bota për mua.

Rita për këtë projekt ka bashkëpunuar me burrin e saj, Taika Waititi, i cili është regjisor i klipit të saj më të fundit. Rikujtojmë, se këngëtjarja ka zbuluar gjithashtu titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj, të tretin në karrierën e saj 10-vjeçare. Në mbishkrimin e fotografisë, artistja bëri me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik. Albumi do të jetë shumë personal për Rita Ora-n, me këngë dedikuar bashkëshortit dhe lagjes ku u rrit.