Showbiz

Robbie Williams bën bashkë “Take That” për 30-vjetorin e ish grupit

Këngëtari i famshëm Robbie Williams është në tentativa për të bashkuar edhe një herë ish pjesëtarët e grupit të famshëm “Take That”.

44-vjeçari i cili momentalisht është pjesë e jurisë së trajnerëve në “X Factor” në Angli, shpreson që ish kolegët e tij Gary Barlow, Howard Donald dhe Mark Owen të performojnë edhe një herë për fansat e publikun në skenën e këtij talent show për të dhuruar spektakël.

Fakti që ish grupi festojnë 30 vjetorin e krijimit të tij, këngëtari famëkeq uron që kjo dëshirë të bëhet realitet. “Take That” janë formuar në vitin 1990 në Manchester dhe disa nga këngët e tyre më të famshme janë “Back for Good”, “Rule the World” dhe “The Flood”.