Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Robbie Williams shpesh ka deklaruar se ka pasur probleme me imazhin e tij. Këngëtari ka deklaruar së fundmi se ka humbur 23 kilogramë jo vetëm falë dietës, por edhe me ndihmën e një ilaçi të paspecifikuar. “Kam marrë një lloj Ozempic. Ajo funksionon më mirë se një mrekulli e Krishtlindjeve”,-zbuloi Williams, të cilit i është kushtuar një dokumentar, që del nga 8 nëntori në Netflix. Ozempic është emri tregtar i një ilaçi antidiabetik, përbërësi aktiv i të cilit, semaglutide, është studiuar posaçërisht për të luftuar obezitetin dhe diabetin e tipit 2 që ndihmon trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak, si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Ndërkaq, kantautori 49-vjeçar tha se vuan nga problemet e vetëbesimit të ulët dhe dismorfia trupore.

2. Harry Styles është emëruar ylli i ri më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 30 vjeç për të dytin vit radhazi me një pasuri prej 175 milionë paundësh. Këngëtari, 29 vjeç, theu barrierën prej 150 milionë paundësh për herë të parë në vitin 2023 duke grumbulluar shumën pasi korri shpërblimet nga dy vjet që udhëtoi globin në shfaqjen e tij “Love On Tour”, i cili ka fituar një fitim mahnitës prej 508 milionë paundësh.

3. Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton kishte shumë opsione për veshjet e dasmës së saj. Në një intervistë të re për British Vogue, 42-vjeçarja tha se asaj iu dërguan 45 fustane nusërie nga stilistë nga e gjithë bota dhe më në fund zgjedhja e saj ishin gjashtë fustane. Hilton, e cila u martua me Carter Reum më 11 nëntor 2021. Gjatë dasmës ajo kishte veshur gjashtë fustane. Mes tyre një fustan Galia Lahav, një dizajn Pamella Roland dhe dy fustane Oscar de la Renta.

4. Futbollisti Neymar u bë së fundmi baba për herë të dytë. Ai mirëpriti në jetë, vajzën e tij me modelen Bruna Biancardi. Dyshja kanë vendosur që ta quajnë vogëlushen Mavie, teksa nuk i kanë kursyer edhe fjalët e ëmbla me anë të një postimi në Instagram. Mesa duket, pasi vogëlushja ka lindur lidhja mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund.

5. Vetëm disa orë pas vdekjes së aktorit Matthew Perry-t, bashkëprotagonistja e “Friends” Lisa Kudrow u ofrua për të adoptuar qenin e të ndjerit. Ajo tha se do të merrte pjesë në funeralin e tij dhe madje mund të adoptonte qenin e tij, i cili kishte qenë me të për tre vjet. Aktorja beson se Perry mund të ketë vdekur për shkak të efektit të ilaçeve, ndërsa ishte në vaskë. Edhe pse Matthew Perry foli hapur për problemet dhe varësitë e tij, vdekja e tij ishte e papritur për kastin e “Friends”.  Kudrow tha se vdekja e tij nuk i dukej reale asnjërit prej aktorëve.