Showbiz

Robbie Williams flet për periudhën e errët të varësisë nga substancat narkotike

Vite më parë këngëtari i grupit “Take That”, Robbie Williams ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se jo vetëm që beson tek alienët por se ata e kanë rrëmbyer dhe kanë komunikuar me të në lidhje të ardhmen e njerëzimit.

Megjithëse kjo teori e tij u konsiderua qesharake nga publiku, më pas ai vijoi me të tjera duke thënë se shtëpia e tij është e pushtuar nga fantazmat.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari famëkeq pranoi për herë të parë se këto fjalë janë thënë në një periudhë ku ai ka qenë nën varësinë e substancave narkotike si edhe alkoolit.

Edhe pse ka qenë disa herë në rehabilitim duket se për këngëtarin ishte më e vështirë të shkëputej nga këto varësi të cilat shpeshherë i kanë shkaktuar shumë probleme gjatë karrierës së tij.