Showbiz

Robbie Williams: “Kam një sëmundje në kokë që do të më vrasë”

Ish pjesëtari i grupit “Take That”, Robbie Williams në një intervistë për “The Sun” ka treguar për problemet e tij mendore dhe varësinë nga substancat narkotike.

Problemet me drogën dhe alkoolin i kanë shkaktuar atij krijimin e sëmundjeve të rralla që prekin sistemin imunitar por edhe trurin. Robbie është një këngëtar i madh e gjithashtu një ndër më problematikët.

Krahas faktit që vuan nga sonambulizmi, 44-vjeçari u shpreh se është edhe diabetik dhe nuk e kontrollon dot sasinë e ëmbëlsirave që ha në ditë. Së fundmi ai ka pranuar se nuk është mirë nga gjendja mendore dhe shumë shpejt mund të shtrohet në një spital psikiatrik.

“Kam një sëmundje në kokë që mund të më vrasë. Kam luhatje të tmerrshme humori e harrese dhe ka momente që ndihem se jam vetëm 24 orë larg vdekjes” -ka treguar Robbie Williams në mbyllje të intervistës së tij.