Showbiz

Robbie Williams këmbëngul: “UFO-t ekzistojnë, unë i kam parë”

Këngëtari i famshëm Robbie Williams në dokumentarin më të ri që flet për jetën dhe karrierën e tij shfaqet duke u përpjekur të bindë publikun se krijesat jashtokësore ekzistojnë.

Edhe pse dukej qesharak, në një video të shkurtër të postuar nga “The Sun”, Robbie shfaqet duke thënë se një natë u vizitua nga një UFO që hyri në dhomën e tij dhe po e vështronte nga tavani.

44-vjeçari shtoi se ishte gati t’i gjuante me një top tenisi por ishte shumë i frikësuar se kjo krijesë mund t’i bënte keq atij dhe familjes së tij.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i hitit “Let me entertain you” bën deklarata të tilla pasi 10 vitet e fundit ka nisur të bëjë kërkime rreth ekzistencës së UFO-ve.