Showbiz

Robbie Williams ofendon duke treguar gishtin e mesit në ceremoninë e hapjes së botërorit, rrezikon burgun

Teksa të gjithë po prisnim që në ceremoninë e hapjes së botërorit “Rusi 2018” të këndohej “Live it Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi, në stadium u shfaq amerikani Robbie Williams me një gjest aspak të këndshëm.

Këngëtari i famshëm ka performuar disa nga hitet e tij dhe teksa një pjesë e publikut janë shfaqur të interesuar për ta ndjekur, pjesa tjetër ishin kundra tij për shkak se ai pranoi ftesën e Presidentit Vladimir Putin për të performuar në Rusi.

Për t’ju përgjigjur kritikave dhe komenteve negative 44-vjeçari i’u afrua kameras duke treguar gishtin e mesit para qindra-mijëra shikuesve. Një veprim aspak i këndshëm apo i tolerueshëm pasi tashmë, Williams rrezikon burgun.

Në median e huaj shkruhet se këngëtari rrezikon të dënohet me burg dhe mund të marrë edhe gjobë nëse veprimi i tij konsiderohet si i qëllimshëm dhe i planifikuar ndërkohë që video e këtij momenti po bën xhiron e botës.