Showbiz

Robin Thicke i bën propozimin më romantik të dashurës së tij për Krishtlindje

Këngëtari i famshëm Robin Thicke u fejua mbrëmjen e Krishtlindjes.

Ylli i hitit “Lost Without You” i propozoi të dashurës së tij Geary në një darkë familjarë dhe ajo tha menjëherë ‘Po’.

Partnerja e tij është në pritje të ëmbël dhe për çiftin ky do të jetë fëmija i dytë pasi në muajin shkurt ajo solli në jetë vajzën e tyre Mia.

Ishte pikërisht Geary ajo e cila e bëri të ditur këtë lajm duke shpërndarë në profilin e saj të Instagram-it një foto ku ata shfaqen pranë pemës së Krishtlindjes.