Showbiz

Zyrtarizohet, “Blurred Lines” është plagjiaturë, dënohen Robin Thicke dhe Pharrel Williams

Ditë më parë lajmëruam se kënga e famshme e vitit 2013, “Blurred Lines” e Robin Thicke dhe Pharrel Williams është plagjiaturë e hitit të vitit 1997, “Got to Give it Up”.

Në vitin 2015 Marvin Gaye ngriti padi kundër dy këngëtarëve me pretendimin se kënga e tyre ishte vjedhur nga e tija dhe u kërkoi atyre një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

Pas 3 vitesh në sallat gjyqësore dhe hetimeve të vazhdueshme, Gjykata e Apelit ka shpallur si plagjiaturë “Blurred Lines” dhe dy artistët do t’i paguajnë Marvin Gaye 7.4 milionë dollarë.

Edhe pse Marvin ka kërkuar të gjithë shumën e fituar nga hiti i Robin Thicke dhe Pharrel Williams, atij nga 20 milionë do t’i paguhet 7.4 pasi këngëtarët në lançimin e këtij projekti pranuan se për realizimin e tij janë frymëzuar nga “Got to Give it Up”.