Celebrities Showbiz

Ronaldo Sharka thumbon Donald Veshajn: “Edhe Ujku i Cërrikut ka shumë ‘K’…”

Moderatori dhe opinionishti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai bëri një analizë të lojës së banorëve të “Big Brother VIP Albania”, tregoi se kush mund të fitojë sipas tij, si dhe preku pak debatin që zhvilloi të dielën me Donald Veshajn. Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë “Fan Club” se:

Fenomen me 70K në Instagram nuk ka ‘bro’. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?

Ronaldo u shpreh se numri i ndjekësve në Instagram, nuk e bën një person fitues në “BBV”, duke sjellë në vëmendje faktin se Donaldi kishte më shumë ndjekës sesa Iliri, por në fund fitoi balerini.

Fenomen është dhe Ujku i Cërrikut dhe në TikTok me followersa. Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë K. Çfarë do të thotë kjo? Se Mimoza Ahmeti nuk vlen? Edhe Donaldi kishte shumë K në krahasim me Ilir Shaqirin, por në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë K-të. Romeo është emër i rëndësishëm i showbizit me produktet e tij.