Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati e pëlqen shumë Tiranën për këtë arsye!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E teksa ka zhvilluar mjaft koncerte në qytete dhe shtete të tjera, duket se Tiranën bukuroshja nuk e ndërron me asnjë qytet tjetër pasi sipas saj kur vjen këtu takon kë të duash. Këtë e ka shkruar krahas një Instastory që sapo ka publikuar në rrjete sociale.

Prej kohësh Ronela na ka lajmëruar për projekte të reja por deri më tani nuk ka finalizuar asnjë. E vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka habitur me postimin e saj të fundit në Instastory, ku ka treguar se ka 8262 projekte muzikore të papërfunduara.