Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk do ta besoni dot sa këngë të papërfunduara ka Ronela Hajati!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Prej kohësh Ronela na ka lajmëruar për projekte të reja dhe që prej kohësh po punon me to ama deri më tani nuk ka finalizuar asnjë, pasi deri më tani nuk ka publikuar këngë të reja. E vetëm pak më parë këngëtarja ka habitur me postimin e saj të fundit në Instastory, ku ka postuar një foto të saj dhe ka treguar se ka shumë projekte muzikore të pafinalizuara.

Kam 8262 këngë të pafinalizuara, gëzuar për këtë

Deklaratat e saj kohëve të fundit për mungesën e një dashurie apo një të dashuri kanë qenë të shumta për Ronelën dhe këngëtarja  nuk e ka lënë këtë temë pa përmendur edhe me postimin e fundit ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instastory Ronela është shprehur se tashmë ka nevojë për dikë që ta bëjë të dashurohet, pasi për momentin ndjenjat e saj janë kthyer në gurë e mesa duket kjo po ndikon në frymëzimin e saj për të krijuar tekste dhe muzikë të re.