Bota

Rriten masat e sigurisë/ Rreziku për sulme, alarm në Vatikan, Austri dhe Gjermani!

Për shkak të konflikteve të fundit ndërkombëtare dhe rrezikut për sulme terroriste gjatë periudhës së festave, masat e sigurisë janë rritur në zonat pranë selisë së Vatikanit.

Më 26 dhjetor, gjatë lutjes së Papa Françeskut, përreth sheshit Shën Pjetër kishte shumë oficerë policie.

Masa janë marrë edhe në Gjermani e Austri. Në Vjenë, forca të shumta policore janë vendosur pranë objekteve të krishtera të kultit.

“Edhe në kohën e lindjes së Krishtit nuk kishte shumë paqe. Ndaj kjo nuk është risi. Me rëndësi është që policia po tregohet vigjilente dhe personalisht ndihem i sigurt. Por njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm”-theksoi Christoph Schönborn, kryepeshkop i Vjenës.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi pak ditë më parë se autoritetet e sigurisë në Austri, Gjermani dhe Spanjë kishin marrë të dhëna se një grup islamik do të kryente sulme gjatë festave.