Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Rudina Dembacaj: “Rinianin te Për’puthen e kam çuar unë…”

E ftuar në “Pardon My French” ditën e sotme, Rudina Dembacaj dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzivisht për Top Albania Radio. Teksa zbuloi gjithçka nga detajet e dasmës së saj, në intervistën e parë pas këtij çasti kaq të rëndësishëm, Rudina bëri edhe një zbulim që ndoshta nuk na e priste mendja.

E pyetur për të ftuarit në këtë festë kaq speciale, ajo tregoi se numri i tyre u reduktua nga ai i planit fillestar, duke qenë se çifti kishte një numër të madh njerëzish që do të dëshironin të ishin të pranishëm. Por e pyetur për Rinianin e “Për’puthen”, siç njihet gjërsisht për fansat e emisionit, Rudina u shpreh si më poshtë.

Djali i “Për’puthen”, Riniani, është i njohuri i Markut. Marku bashkë me një mikun e tij kanë një sipërmarrje dhe Riniani e menaxhon. Rinianin te “Për’puthen” unë e kam çuar, i çova foto Olsës ajo tha që është interesant dhe t’ia çoj në intervistë, se s’ma ka ditur Riniani këtë. Tha si t’ia bëj që të shkoj te emisioni dhe i thashë të qeshë e i bëra një foto.

Epo duket se ia ka vlejtur, duke qenë se Riniani ka rezultuar një nga djemtë më të suksesshëm të sezonit të kaluar, i cili edhe pse nuk arriti të gjejë dashurinë e jetës gjatë emisionit, fitoi pëlqimin e shumë prej fansave. Më tej, Rudina u shpreh edhe për kodin e veshjes në dasmën e saj, duke ju kujtuar se janë komentuar gjerësisht veshjet e vajzave.

Kodi i veshjes ishte për zotërinjtë kostum elegant, ndërsa për zonjat fustane mbrëmjeje. Kur je në  mbrëmje edhe zhvishesh, se nuk po shkon në punë. S’e kam vënë re, jam kënaqur shumë, vetëm kam kërcyer…