Celebrities Showbiz

Rudina Dembacaj sqaron të vërtetën e ‘thumbave’ kundrejt Einxhel!

Rudina Dembacaj është një ndër emrat më të dashur dhe sigurisht më të përfolur sidomos pas martesës me Mark Frrokun. Aktorja njihet si një personazh pa doreza dhe shumë e drejtpërdrejt që nuk ngurron të thotë atë që mendon hapur.

Së fundmi, duket se aktorja ka akuzuar  një nga banoret e ‘Big brother VIP” dhe bëhet fjalë pikërisht për Einxhel Shkirën. Produksioni i realizoi bukuroshes ëndrrën e saj për të patur një emision të sajin që është në funksion të shkollimit të vajzave dhe grave që nuk kanë mundësi pa asnjë dallim.

Mirëpo, duket se aktorja këtë ide që Einxhel është shprehur se është e saja, Rudina gjithashtu thotë se një gjë të tillë ajo e ka menduar para një viti duke treguar dhe një postim të sajin dikur. Këtë thumbim drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e kaluar teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Dembacaj u shpreh:

Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj. Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.

Rikujtojmë se, e ftuar ditën e kaluar në “Pardon My French” ishte Einxhel Shkira, e cila ndër të tjera u shpreh për projektin e saj të ardhshëm, për të na cilin na ka treguar jo pak edhe brenda shtëpisë së “BBV”.

Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv.