Bota

Rusia gjobit Google!

Rusia ka gjobitur së fundmi Google me 3 milionë rubla për mosfshirjen e informacionit të rremë për atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve TASS. Një mori faqesh interneti dhe firmash teknologjike janë nën vëzhgim në Rusi për dështimin në heqjen e përmbajtjeve që Moska i konsideron të paligjshme. Reddit u gjobit gjithashtu të martën.

Ndërkaq, rikujtojmë se Google do të vazhdojë me planin për të fshirë llogaritë që kanë qenë joaktive për të paktën dy vjet. Llogaritë nuk do të fshihen deri më 1 dhjetor, por Google do të fillojë të dërgojë paralajmërime për përdoruesit që nuk kanë përdorur llogaritë e tyre. Kompania do të dërgojë njoftime paralajmëruese për këto llogari të Google kështu që përdoruesit do të jenë të informuar për një periudhë 8 mujore përpara fshirjes. Llogaritë e para që do të mbyllen janë ato që janë krijuar dhe më pas nuk janë rishikuar kurrë nga përdoruesi.