Showbiz

Ryan Reynolds zbulon punën e tij të parë dhe kujtimet e fëmijërisë

Aktori i famshëm hollivudian Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij Blake Lively janë një ndër çiftet më jetëgjatë në industri të cilët shpeshherë ndajnë nëpërmjet rrjeteve sociale momente nga jeta e tyre.

Blake së fundmi i ka dhuruar Ryan një pikturë që ka një domethënie të veçantë për të, një portret të tijin kur ka qenë i vogël pranë shtëpisë së tij.

“Kjo shtëpi nuk është më por në kujtesën time kam kaq shumë kujtime me të. Në këtë pikturë shfaqet shtëpia ku unë jam rritur së bashku me vëllezërit me të cilët vetëm debatoja. Ky djali i vogël jam unë, duke shpërndarë gazeta pasi kjo ka qenë puna ime e parë” -shkroi ai i mallëngjyer duke shtuar plot humor se nëse shtëpia e tij digjet do të shpëtojë fillimisht pikturën më pas do të kthehet për të shpëtuar Blake.