Celebrities Gossip Showbiz

Sakrifica për muajin e shenjtë! Arbenita Ismajli tregon se çfarë po ndodh me të gjatë agjërimit…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero  së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi, modelja ka treguar se po agjëron për muajin e shenjtë të Ramazanit, ku vaktet konsumohen me orar dhe kjo gjë duket se po rezulton shumë e vështirë për Arbenitën që ishte mësuar të konsumonte 3-4 vakte në ditë. Ajo ka treguar në rrjete sociale se kjo mënyrë e re po ndikon keq fizikisht te ajo, pasi është shprehur për ndjekësit se po ‘i dridhen duart’.

Betohem që duart e mia po dridhen akoma, jam mësuar të ushqehem 3-4 herë në ditë

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Arbenita vetë postoi një video në Instastory, teksa shfaqej  në makinë me reperin.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.