Showbiz

Sam Smith sërish në depresion pas ndarjes nga partneri

Këngëtari britanik Sam Smith javën e kaluar pranoi publikisht ndarjen nga partneri i tij prej 9 muajsh, Brandon Flynn.

Gjatë një koncerti në New York mbrëmjen e kaluar ai foli hapur rreth gjendjes së tij shpirtërore duke theksuar se ka rënë sërish në depresion.

Ai u tha fansave të qëndrojnë të fortë edhe nëse po kalojnë një periudhë të keqe të jetës së tyre. Përfaqësues të 26-vjeçarit konfirmuan për “The Sun” se marrëdhënia mes ish çiftit ishte e pamundur të vazhdonte.

Aktori i “13 Reasons Why” dhe këngëtari i famshëm janë shumë të anazhuar aq sa jeta e tyre profesionale u merr gjithë kohën duke e pasur të vështirë qëndrojnë me njëri-tjetrin.