Celebrities Gossip Showbiz

Samanta sapo na zbuloi pak nga surpriza e saj më e re!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Teksa na ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e saj Ardit Çuni, duket se para këtij dueti do të sjellë një projekt shumë veror.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, artistja na ka treguar një pjesë nga videoklipi i këngës më të re që do të lansojë ditën e enjte në orën 18:00. Samanta, gjithashtu na ka treguar se titulli i projektit të saj është ‘Le Le’.

Duket se menjëherë pas publikimit të këngës së fundit Samanta  shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt muzikor, por kësaj rradhe me një bashkëpunim. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar një pjesë nga xhirimet e videoklipit nën shoqërinë e këngëtarit Ardit Çuni, duke treguar kështu se do të bashkëpunojnë në këngën e re. Gjithashtu kanë treguar se klipi do të xhirohet në Miami, Florida.