Celebrities Gossip Showbiz

Sandra Bullock “braktis” aktrimin dhe ka një arsye të fortë për këtë!

Aktorja e njohur, Sandra Bullock ka konfirmuar për “ET” se do të shkëputet pak nga karriera e saj si aktore të paktën tani për tani. Sipas “ET”, aktorja nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje, por Sandra thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi.

Sandra Bullock ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeçe.

Unë e marr punën time shumë seriozisht kur jam në punë dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me foshnjat e mia dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë.

Aktorja na tregon se çfarë ndodhet në listën e saj të gjërave që do të bëjë ajo në përditshmëri.

Duke ju shërbyer çdo gjë që iu nevojitet atyre. Kalendari i tyre social. Plus, shtoni një shtresë masash paraprake pandemike. Të gjithë prindërit më njohin si zonjën e çmendur kur vjen puna tek pandemia. Ata e dinë se fëmijët e tyre do të kthehen pa COVID kur të vijnë në shtëpinë tonë.

Rikujtoujmë se aktorja e famshme e Hollywood-it, ka rrëfyer në një intervistë të bërë së fundmi se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik që prej vitit 2014 për shkak të një vjedhjeje që ndodhi në vilën e saj në Bel Air. Sandra Bullock u shpreh se durimi i situatave stresuese të njëpasnjëshme ndikoi në trupin e saj dhe e bëri atë të frikësohej se do të vdiste.

57-vjeçarja tha se ajo nuk ishte e njëjta pas ngjarjes traumatike dhe e quajti EMDR, e cila përdoret për të ndihmuar njerëzit me trauma dhe çrregullime të stresit post-traumatik, më shëruese. Gjatë intervistës në “Red Table Talk” aktorja tha që ndihej me fat që djali i saj i adoptuar, Luis nuk kishte qenë në shtëpi me të natën që ngjarja kishte ndodhur.