Gossip Showbiz

Sara dhe Atdheu nuk kanë qenë kurrë bashkë?!

Ish-konkurrentja më seksi e këtij sezoni të “Për’puthen”, Sara Malaj ishte e ftuar në një emision ku gjendej përballë Antonela Berishaj, një tjetër pjesëmarrëse me të cilën kanë patur konflikte të shumta.
Antonela e ngacmoi me pyetje rreth daljes së saj çift nga programi krah kosovarit Atdhe Xharavina, nëse me të vërtetë kanë qenë bashkë apo jo.
Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, pasi ajo pohoi se nuk ka qenë kurrë në një lidhje me të, vetëm në fazë njohjeje.
Ndërkohë Xharavina ka shprehur më parë në një intervistë se gjërat mes tyre ishin goxha serioze dhe se ai ia kishte prezantuar familjes së tij.

Jam shumë shumë mirë. Jam single. Nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur këto kohë. Kam qenë në njohje e sipër. Jam shumë mirë. Po e shijoj lirinë time për momentin. Kam gjetur paqe me veten.

Malaj shtoi se marrëdhënia e saj me atdheun nuk ka qenë e vërtetë, pra jo një lojë e tyre. Ata kishin pëlqim për njëri tjetrin, por mesa duket kanë patur mospërputhje karakteresh.
Ajo që ngjalli dyshime ishte batuta e hedhur nga bukuroshja bionde, Sara, e cila tha se Atdheu pëlqente më shumë brunet dhe se të dyja ato, së bashku me Antonelën ishin lodhur kot.

Një koment i tillë të bën të mendosh nëse bukuroshi kosovar ka patur një të dashur tjetër, apo tashmë është në një lidhje me një brune. Si dhe ekziston mundësia që vajza misterioze brune të jetë Sindi Loci, ku rikujtojmë se mes tyre ka patur shumë flirte dhe takime interesante.
Gjithsesi, çdo gjë mbetet për tu parë dhe zbuluar në vijim.