Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Sara dhe Lori Hoxha zbulojnë programet e preferuara në Top Channel dhe tregojnë një surprizë të për sezonin tjetër televiziv!

Në këtë episod të “Pardon My French” u diskutua shumëçka. Shumë kuriozitete mbi “Big Brother VIP” u zbuluan eksluzivisht për TAR nga producentet e programit, Lori dhe Sara Hoxha. Por, përpos tyre, vajzat treguan më shumë dhe për veten e tyre dhe jetën personale që ngjall shumë kuriozitet. Sara dhe Lori na zbuluan programet e tyre të preferuara nga Top Channel dhe zbuluan diçka që nuk e dinim edhe pse nuk dhanë më shumë detaje.

Programi i preferuar nga Top Channel?

Sara- Një nga ato është “Për’Puthen”, “The Voice”.

Lori- Më ka marrë malli për ‘Top Show Magazine’. ‘Shtojzovallet’, ‘Top Festi’ gjithashtu.

Kuriozitet të madh gjithashtu ka pyetja nëse Ledion Liço, i cili ka qenë prezantues dikur i programeve në Top Channel si ‘The Voice of Albania’, ‘Top Fest’ apo ‘Big Brother’ do të rikthehet sërish në ekran. Partnerja e tij, Sara na shuan kureshtjen dhe madje Lori zbulon për një patentë të re që do të nisë në Top Channel.

Sara- Besoj së shpejti. Besoj ky është viti.

Lori- Do të ketë një patentë krejt të re sezonin tjetër, por nuk dua të flas shumë.

Kush moderator/e është i/e preferuari/a e vajzave?

Lori- Të gjithë të preferuarit e mi janë në Top, të gjithëve ju shkon për shtat ajo që bëjnë. 

A kanë krijuar mes tyre vajzat grup në whatsapp ku komentojnë gjëra dhe kush prej tye ka më shumë humor?

Lori- Kemi shumë grupe. Të gjithë e kanë atë humorin e hollë, po Sara ka dhe atë tendencën për të qenë më e mira.