Aktualitet

Sekuestrohen 1.2 milionë euro pasuri, pranga shqiptarit në Amerikë

Policia e Tiranës sekuestroi sot pasuri me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë. Sekuestrimi është bërë nga seksioni për hetimin e pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.

Pas verifikimit disa mujor, operacioni ‘Dërgesa’ ka bërë të mundur sekuestrimin e pasurisë së Ylli Didanit.

Ky i fundit u arrestua nga DEA në ShBA pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Aktiviteti i tij kriminal ishte nga vendet e amerikës latine për në Amerikë dhe më pas në Evropë.

Sekuestrimi i pasurive është bërë me vendim të gjykatës së Tiranës. Bëhet fjalë për një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth një milionë dollarë, një biznes dhe një llogari bankare me rreth 206.000 dollarë.

Ylli Didani kishte disa biznese në SHBA ku përmes tyre fshinte aktivitetin kriminal. Në vitin 2018 prokuroria e Tiranës nisi një hetim për transferta parash të dyshimta ndaj Didanit, por hetimet u pushuan.