Showbiz

Selena Gomez dhe Ozuna bashkojnë forcat për një projekt muzikor?!

Ozuna dhe Selena Gomez patën një qasje të suksesshme kur bashkëpunuan për projektin muzikor “Taki Taki” që përfshinte edhe artistë të tjerë të suksesshëm si; Cardi B, Dj Snake.

Reperi i cili ishte i ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV EMA” pak javë më parë u pyet nëse po e mendon që të bashkëpunojë sërish me këngëtaren e hitit “Lose You to Love Me”.

Ai u shpreh se albumi i ri i Selenës mund të ketë diçka të bëjë me të por kjo do të zbulohet kur të jetë gati këngëtarja. “Diçka ka, por nuk mund të them se çfarë, do ju duhet të prisni” -tha Ozuna teksa po intervistohej në tapetin e kuq të eventit.