Bota

Sërish përplasje verbale mes Presidentit Amerikan e Koresë së Veriut

Vazhdon të përshkallëzohet retorika Trump-Kore e Veriut. Dje në Nju Jork, kryediplomati i Penianit,  Ri Yong-ho e përshkroi Trump-in si person “të sëmurë mendërisht dhe megaloman”, duke shtuar se “po ndërmerr mision vetëvrasës”. Por, Presidenti Amerikan tha se “udhëheqësit komunistë në Kore nuk do të jenë gjatë nëpër këmbë, nëse vijojnë të flasin me këtë gjuhë”.