Showbiz

“Shallow” ja del, nominohet për këngën më të mirë origjinale në “Oscars”

Ceremonia e 91 e ndarjes së çmimeve “Oscars” do të mbahet në muajin shkurt dhe më në fund është mësuar se hiti “Shallow” është nominuar në kategorinë ‘Kënga më e mirë origjinale’.

Kolona zanore e filmit “A Star is Born” prej javësh ka kryesuar klasifikimet muzikore botërore dhe që prej lançimit është shndërruar në një hit.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper nuk mund të ishin më të lumtur se kaq dhe tashmë duhet të kryqëzojnë gishtat me shpresën që do të rrëmbejnë kupën e kësaj kategorie.