Showbiz

Sharon Stone hedh në gjyq reperen Chanel West Coast për prishje imazhi

Projekti më i ri muzikor i reperes Chanel West Coast, “Sharen Stoned” në sytë e publikut është krijuar vetëm për tu urryer.

Këngëtarja ka bërë këtë këngë si homazh për aktoren legjendare Sharon Stone duke rikrijuar në klip skena nga dy filmat e saj më të famshëm “Basic Instinct” dhe “Casino”.

Kjo gjë jo vetëm që i ka rënë në sy aktores së nominuar për çmim “Oscar” por kjo e fundit gjithashtu e ka hedhur në gjyq për prishje imazhi.

Sharon në një deklaratë për shtyp tha se nuk e duron dot faktin se emri i saj i plotë është përmendur 33 herë në këngë ndërsa vetëm emri është përmendur plot 99 herë.

Sipas Stone, imazhi i saj po merr lëvdata të pamerituara ndërkohë që ka hedhur në gjyq Chanel West Coast për shpërdorim imazhi ndërkohë që klipi i kësaj kënge vazhdon të qëndrojë në YouTube edhe pse nuk ka të drejtën e autorit.