Showbiz

Shënjestrohet Kris Jenner për abuzim seksual ndaj truprojës së saj

Kris Jenner është në telashe të mëdha. Producentja ekzekutive e “Keeping up with the Kardashians” do të përballet me ish-truprojën e saj në gjyq.

Marc MCWilliams e ka akuzuar atë për ngacmim seksual dhe racizëm. Ky i fundit i cili ka punuar për familjen e famshme deri në vitin 2017 pretendon se Kris bënte vazhdimisht gjeste të papërshtatshme seksuale.

Në gjykatën e Los Angeles janë dërguar dokumenta në të cilat numërohen veprimet seksuale të Kris Jenner që gjithmonë nisnin si një lojë.

Ato përfshijnë: “Masazhimin e qafës, shpatullave, krahëve dhe shpinës pa pëlqimin e tij, duke bërë që dora e saj të qëndrojë mbi kofshën dhe ijën, duke bërë që të pasmet e saj të fërkohen me shpinën e tij dhe/ose pjesën e pasme pa pëlqim ose aprovim …”.

Ylli i “KWUTK” ende nuk ka bërë asnjë koment sa i përket situatës problematike në të cilën është përfshirë.