Aktualitet

Sherr për vendosjen e pengesave të makinave në rrugë, plagoset 47 vjeçari në Tiranë!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Autori është identifikuar si Amarildo Kamberi (Kuçi), i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se sherri mes fqinjëve ka nisur përçështje pronësie.

Raportohet se konflikti mes fqinjëve ka nisur pas vendosjes së disa pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve. Grindja  ka  nisur fillimisht verbalisht dhe  më pas  ka përfunduar ne përleshje mes dy fqinjeve ku njeri prej tyre Amarildo Kuci ka marrë armen dhe ka qëlluar ne drejtim te 47 vjecarit I cili fatmiresisht eshte jashtë rrezikut per jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njotimi i policisë:

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.