Aktualitet

Shifra në rënie, 3 persona humbin jetën nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, 3 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Po ashtu, 123 persona kanë rezultuar pozitivë. Në njoftim, theksohet se janë shëruar edhe  724 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ndërkaq në Kosovë janë shënuar 327 raste të reja dhe 5 humbje jete si pasojë e Covid-19. Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë ndërruar jetë.