Aktualitet

Shifra të ulëta nga COVID-19, një humbje jete në 24 orë!

Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të ulëta si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 person nga koronavirusi dhe janë regjistruar 49 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.