Auto & Moto Gossip

Shitet për shifrën e çmendur Lamborghini i Donald Trump!

Manjati amerikan Donald Trump në vitet 1990 vendosi të pasurojë koleksionin e tij të makinave duke futur në garazhin e tij një Diablo VT Roadster, të cilin e porositi direkt nga Italia. Si ky model i veçantë i vitit 1997 u prodhuan vetëm 132 copë dhe ky Lamborghini u dallua kryesisht për ngjyrën e tij blu. Makina është e pajisur me një motor 5.7 litërsh V12, me 485 kuaj fuqi.

“Diablo” kishte gjithashtu logon e Trump të stampuar në një pllakë në pjesën e brendshme të derës. Makina mbeti në posedim të ish-presidentit amerikan deri në vitin 2002 kur ai vendosi ta shiste, ndërsa deri më sot ka ndryshuar katër pronarë. Kjo Lamborghini Diablo VT Roadster e veçantë doli në ankand së fundmi nga shtëpia e ankandeve Barrett-Jackson dhe çmimi i saj tejkaloi edhe parashikimet më optimiste të kompanisë.

Diablo blu u shit për 1.016 milionë euro që është një rekord i ri botëror i shitjeve për makinat e prodhuara nga Lamborghini. Ndërkaq, rikujtojmë se gjykata ka urdhëruar ish-presidentin e SHBA-ve që t’i paguajë 18.3 milion dollarë si dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë për dëme ndëshkuese ndaj autores E Jean Carroll, pas akuzave për përdhunim. Shuma totale arrin në 83.3 milion dollarë në total.

Trump nuk ishte në gjykatë, pasi u largua para se të jepej vendimi. Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i Carroll ishte sajesë dhe ai nuk e kishte përdhunuar, por juria vendosi në favor të autores. Më herët, avokatët e Carroll shfaqën video nga dëshmitë e Trump ku ai e quante atë “të sëmurë mendërisht” dhe e kërcënonte se do ta padiste.