Sport

Shitje rekord të BMW-së, ja për cilin model bëhet fjalë!

Seria M e BMW vendosi një rekord të ri për shitjet globale në vitin 2023. Modeli BMW M shiti më shumë se 200 mijë vetura për herë të parë në historinë e saj, më saktë, 202,530 automjete u dorëzuan klientëve në mbarë botën. Kjo është një rritje prej 14.3 për qind krahasuar me një vit më parë, dhe SHBA ishte edhe një herë tregu individual më i rëndësishëm për BMW M përpara Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Duhet thënë se BMW M është gati për një rikthim historik në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë FIA (WEC), dhe kulmi i sezonit do të jetë rikthimi në garën 24 orë të Le Mans, 25 vjet pas fitores së përgjithshme të arritur nga BMW V12 LMR. BMW do të konkurrojë me modelin e saj të ri M Hybrid V8, i cili përfundoi me sukses sezonin e tij të parë në serinë e qëndrueshmërisë IMSA të Amerikës së Veriut vitin e kaluar.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, BMW ka prezantuar gjeneratën e dytë të coupe-crossoveri kompakt X12, kurse blerësve përveç SUS-it do t’ju ofrohet edhe versioni plotësisht elektrik i kësaj makine. Në ofertë do të jenë dy motorë me benzinë, një me naftë dhe një version plotësisht elektrik. BMW X-2 sDrive 20i bazik ka motor 1.5 litërsh me tre cilindra me sistemin e lehtë hibrid prej 48 voltësh. Shoferi do të ketë në dispozicion mjaft fuqi motorike, pra 170 kuaj-fuqi. Pason ai me naftë me katër cilindra BMW X sDrive 18d me 150 kuaj-fuqi, kurse në kulmin e ofertës të SUS-it është BMW X2 M35i xDrive me 300 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5.4 sekonda. Shitja e X2-shit të ri do të fillojë së shpejti, kurse çmimi në Gjermani starton nga 46.400 euro. Kur bëhet fjalë për versionin elektrik, BMW iX2 xDrive30 e vënë në lëvizje dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar bartë fuqinë motorike në të katër rrotat. Fuqia totale motorike është 313 kuaj-fuqi, ku shpejtësinë nga 0-100 kilometra e arrin për 5.6 sekonda dhe ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/h.