Gossip Showbiz

“Shkrihet” Coldplay?! Një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e grupit të njohur muzikor!

Grupi i njohur muzikor, Coldplay në një të ardhme të afërt nuk do të prodhojnë më muzikë. Të paktën, kështu u shpreh vokalisti i grupit, Chris Martin teksa tha se pas realizimit të tre albumeve, ata do të ndalojnë së prodhuari hite të tjera muzikore. Pak kohë pas lançimit të albumit të tyre të nëntë, “Music of the Spheres”, Martin bëri të ditur se nuk do të mjaftohen vetëm me prodhimin e 12 albumeve teksa shprehej tepër i vendosur.

Gjatë një interviste të sinqertë të tij, duke hedhur një vështrim në të kaluarën e bandës, ai zbuloi se janë përpjekur disa herë që të shkruajnë një vijë muzikore për filmin, “James Bond”. Mirëpo, asnjëherë këto përpjekje nuk u konsideruan të përshtatshme nga grupi.

Gati për publikim të menjëhershëm, projekti i ardhshëm i Coldplay me këngëtaren e njohur Selena Gomez thuhet se do të quhet ‘Let Someone Go’ dhe pason bashkëpunimin e tyre në krye të listave me grupin e të rinjve adoleshent korean BTS të titulluar ‘My Universe’. Një burim i tha ‘The Sun’ se:

Chris ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i Selenës dhe është një ëndërr e bërë realitet që ajo më në fund të këndojë në një këngë të Coldplay.

Ata vazhduan duke pretenduar se krijuesi i hitit ‘Paradise’ shkroi këngën enkas për ish yllin e ‘Disney Channel’ dhe ata kanë të planifikuar një shfaqje speciale live. Ata kishin shkruar një baladë të bukur për të, të cilën ata e regjistruan së bashku në muajin prill. Duke qenë se ajo është shumë e popullarizuar me të rinjtë, grupi shpreson që bashkëpunimet si ky të ndihmojnë në mbajtjen e fansave të brezit të ardhshëm të grupit.