Showbiz

Shokojnë familjarët e Whitney Houston, këngëtarja është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj

Në një dokumentar të publikuar së fundmi për jetën personale të këngëtares së ndjerë Whitney Houston është zbuluar një e vërtetë tronditëse nga familjarët e saj.

Ata kanë rrëfyer se kur Whitney ka qenë vetëm 9-vjeçe ajo është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe në moshë se ajo.

Dee Dee e cila gjithmonë ka qenë e varur ndaj alkoolit dhe substancave narkotike gjatë gjithë kohës përpiqej të abuzonte me këngëtaren e ndjerë e cila më vonë u zbuloi këtë sekret të errët familjarëve të saj.

Kushërira ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në vitin 2008 pas një mbidoze ndërsa Whitney gjeti tragjikisht vdekjen në tualetin e një hoteli në vitin 2012 për të njejtin shkak, ajo ishte 48-vjeçe.